Nga ndjeshmëria dhe nervi piktural i Shefqet Avdush Emini i përket një lloji të rrallë krijues sot.
E cila me aktin e krijimit, krijon një marrëdhënie aktive me hapësirën imazhe dhe kompozicionin. Një marrëdhënie aktive duhet kuptuar si trajtim i sipërfaqes së pikturës në hapësirën e pavarur në të cilën mund të reagojë ndaj shtresës së parë, instiktivisht me marrëdhënie të drejtpërdrejta me kanavacën. Kjo procedurë e Shefqetit tregon ngjashmëri të caktuar me shkrimin nga brenda i cili kryen vizualizimin e lëvizjeve të brendshme të vetë njeriut. Duke atribuar ngjyrat në sfond, piktori shpreh një aspiratë të fortë drejt hapësirave me forma të ngjyrave të harmonizuara shumë të çuditshme por të qeta që tregojnë jetën e sotme plot dinamike. Duke shikuar storjen e objektave që mbajnë shenjën e fillit, ajo që së si veçoje një detaj përmes tij ai ndjen atë që është universale. Shefqeti plotëson këtë formë të perceptimit të natyrës dhe portretit dhe transmetimit automatik të impulsit parësor në kanavacë.
Me një prirje natyrore drejt lirikës së ngjyrës, duke arritur kështu në një lloj të caktuar bindjeje dhe plasticiteti. Po tani në shtresën parësore të pikturës që ai e ruan në netet psikologjike të caktuara si kujtim i burimit origjinal me lidhjen e nevojshme me sfondin ritmik përmbajtësor që sjell nga realizimi i mëhershëm i tij.
Lidhja e piktorit me strukturën e shtresës së pikturës tregon tingullin që rezulton nga marrëdhënia midis sipërfaqeve dhe hapjeve hapësinore që paraqiten me një theks të ngjyrave spektakulare të materializuara mirë gjë që nuk është e rastësishme.
Ai thjesht perdor forcën dhe vlerën e pigmentit të ngjyrës e cila tregon shpërthimin emocional. Në këtë mënyrë intensiteti i depërtimit vertikal në brendësinë e materies kompensohet nga një gjest piktorik i dendur, dhe e gjithë piktura shndërrohet në një fushë të vibracioneve uniforme të një strukture globale të shenjave artistike. Pra mund të konstatojmë se arritja e një imazhi të jashtëzakonshëm e piktorit Shefqet Avdush Emini.

Piktori: Xhevdet Dulaj