Remzi Limani: Artisti Shefqet emini me vlera të dëshmuara krijuese
Remzi Limani: Një artist me vlerë të dëshmuar krijuese
Krijuesi ynë i respektuar, Shefqet Emini, i cili tani punon dhe jeton në Holandë, nuk është një artist i rastësishëm, por, në fakt, ai është një nga artistët më të kultivuar dhe të formuar në mënyrë të duhur. Rruga e tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një udhë e studiuar, e ndërtuar mbi themele të forta dhe parime të shëndosha, me qëllim që të krijojë art të pranueshëm dhe të përkryer në çdo aspekt.
Nuk ishte rastësi që e takova Shefqet Eminin në vitet ’80, kur ishte student në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Që atëherë, krijuesi ynë, Emini, nga dashuria për bukurinë dhe me xhelozinë e artistit, ishte pasionant në fushën e pikturës, veçanërisht në portretin figurativ, duke e vendosur atë në plan të parë. Kështu, përmes formulimeve të ndryshme figurative dhe punës në studio në shumë fusha të arteve pamore, nga skulptura deri, në veçanti, tek portreti artistik, Shefqeti hodhi shumë hapa për të arritur aty ku është sot.
Në fillimet e tij, ai kultivoi portretin tradicional, ku vlerat artistike dhe figurative respektonin kuadrot dhe normat akademike. Megjithatë, ky krijues, përmes punës së tij studimore dhe të pandërprerë, dukej i vendosur të kalonte nëpër të gjitha etapat për të arritur mjeshtërinë dhe përsosmërinë artistike në profesionin e tij. Në formulimet e tij të hershme figurative në portret, kanavaca dominohej kryesisht nga imazhe të modeleve të zgjedhura me kujdes, të përfshira në piktura me një sfond mjaft të zakonshëm. Në këtë kontekst, z. Emini filloi të eksploronte dhe të materializonte hapësirën e një tërësie të plotë figurative, duke pasuruar sfondin e portreteve me një gamë ngjyrash të zbehta të kombinuara me dritë dhe hije të shprehura, duke i dhënë punës së tij një dimension tjetër dhe duke e veshur me artin dhe vlerat e përshtatshme të një qasjeje figurative që të kujton Rembrandt-in.
Kështu, krijuesi ynë i respektuar, Shefqet Emini, i cili tani punon dhe jeton në Holandë, nuk është një artist i rastësishëm, por në fakt, një nga artistët më të kultivuar dhe të formuar si duhet. Rruga e tij drejt botës së artit të vërtetë ishte një udhë studimore e ndërtuar mbi themele të forta për të krijuar art të pranueshëm dhe të përkryer në çdo aspekt. Faza e tanishme e krijimtarisë së tij mund, pa asnjë dyshim, të quhet e pjekur artistikisht dhe e kultivuar si duhet. Portretet që Shefqeti realizon sot, me pasion dhe mjeshtëri, i përkasin kultivimit dhe paraqitjes së imazheve nga të gjitha shtresat shoqërore, gjinive dhe moshave. Përmes këtyre studimeve figurative, ai nxjerr në pah momentet psikologjike dhe shoqërore të individit dhe të kohës së tij – elemente kyçe për të zbuluar dhe prekur shpirtin e personit të paraqitur në veprat e tij. Sot, formulimet e tij artistike dhe shprehjet figurative mishërojnë një frymë ekspresive, guxim dhe forcë krijuese që zbulojnë dorën e sigurt të një artisti të merituar.
Paleta e tij e pasur e ngjyrave, me nuanca të gjalla nga e kuqja, bluja, e verdha, okra, deri tek e zeza, si dhe tonet e ngrohta të rafinuara, e forcojnë veprën e tij dhe e bëjnë atë estetikisht të kapshme për mendjen dhe syrin e çdo shikuesi. Në të njëjtën frymë, Shefqet Emini i qaset peizazhit dhe vizatimit ekspresiv, duke dëshmuar vazhdimësinë e një gjuhe figurative dhe shprehjeje të artit modern. Punët e tij janë paraqitur, si në ekspozita kolektive ashtu edhe në ato personale, në shumë galeri të njohura në mbarë botën e civilizuar. Ai ka ekspozuar në Suedi, Danimarkë, Austri, Norvegji, Gjermani, Itali, Angli, Spanjë, Portugali, Egjipt, Kinë, Turqi, Francë, Belgjikë, Rumani, Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri. Së fundi, duhet thënë se Shefqet Emini është tani një artist që zotëron dhe flet gjuhën e tij figurative, me një frymë të dallueshme nga të tjerët dhe nga koha kur e kemi njohur për herë të parë.
Biografia
Shefqet Avdush Emini (1957), i lindur në Davidovc, Kosovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Më pas, u diplomua në Akademinë e Arteve (Dega e Pikturës) në Universitetin e Prishtinës. Pas studimeve, fillimisht punoi si mësues arti në gjimnazin e qytetit të Shtimes dhe në gjimnazin e qytetit të Ferizajt. Prej më shumë se dhjetë vitesh jeton dhe punon në Holandë, duke u marrë në mënyrë aktive me artet pamore si një artist i njohur dhe i dëshmuar, i vlerësuar nga komuniteti artistik dhe publiku i gjerë në Holandë. Gjatë qëndrimit në vendin e luleve, ka mbajtur një numër të konsiderueshëm ekspozitash personale dhe kolektive në shumë vende dhe galeri të njohura të botës. Gjithashtu, është shpërblyer me çmime dhe mirënjohje nga shoqata të ndryshme kulturore e artistike nga vende të ndryshme për veprën e krijuese. tij
Artisti Shefqet Emini
Shefqet Emini është anëtar i disa galerive, fondacioneve dhe shoqatave artistike, si:
-
President i Fondacionit “Zef Kolombi” – Ferizaj
-
Anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës
-
AIDA, 1994
-
Foundation Art Centre, 2003
-
Foundation Symbiose Sittard, 2003
-
RKD, 2002
-
Gallery Tornby, Danimarkë, 2010
-
Apeiron Art Plus Gallery, Stamboll, 2010
Nga Remzi Limani
English Translation
Remzi Limani: An Artist of Proven Creative Value
Our respected creator, Shefqet Emini, who now works and lives in the Netherlands, is not a casual artist, but in fact, he is one of the most cultivated and properly formed artists. His journey toward the world of true art was a studious path, built upon solid foundations and sound principles, in order to create art that is acceptable and accomplished in every respect.
It was no coincidence that I met Shefqet Emini in the 1980s, when he was a student at the Academy of Arts at the University of Prishtina. From that time, our creator, Emini, out of love for beauty and with the jealousy of an artist, was passionate about the field of painting, specifically in figurative portraiture, placing it in the foreground. Thus, through various figurative and studio-based formulations in many areas of the visual arts, from sculpture to, in particular, the artistic portrait, Shefqet took many steps to reach where he is today.
At the beginning of his career, he cultivated the traditional portrait, where artistic and figurative values adhered to academic frameworks and norms. However, this creator, through his studious and uninterrupted work, seemed determined to pass through all stages in order to reach mastery and artistic perfection in his profession. In his early figurative formulations in portraiture, the canvas was mainly dominated by images of carefully selected models, incorporated into paintings with a rather ordinary background. In this context, Mr. Emini began to explore and materialize the space of a complete figurative whole, enriching the background of portraits with a range of muted tones combined with expressed light and shadow, giving his work another dimension and dressing it with the appropriate artistry and values of a figurative approach reminiscent of Rembrandt.
Thus, our respected creator, Shefqet Emini, who now works and lives in the Netherlands, is not a casual artist, but in fact, one of the most cultivated and properly formed artists. His path to the world of true art was a studious journey built on solid foundations to create art acceptable and accomplished in every way. The current stage of his creativity can, without any doubt, be rightfully called artistically mature and properly cultivated. The portraits that Shefqet now creates, with passion and mastery, belong to the cultivation and presentation of images from all social strata, genders, and ages. Through these figurative studies, he brings out the psychological and social moments of the individual and his time—key elements for discovering and touching the soul of the person depicted in his works. Today, his artistic formulations and figurative expressions embody an expressive spirit, courage, and creative power that reveal the assured hand of a deserving artist.
His rich color palette, with vibrant shades ranging from red, blue, yellow, ochre, to black, and his refined warm tones, strengthen his work and make it aesthetically accessible to the mind and eye of any viewer. Accordingly, Shefqet Emini approaches landscape and expressive drawing with the same spirit, proving the continuity of a figurative language and expression of modern art. His works have been presented, both in group and solo exhibitions, in many renowned galleries across the civilized world. He has exhibited in Sweden, Denmark, Austria, Norway, Germany, Italy, England, Spain, Portugal, Egypt, China, Turkey, France, Belgium, Romania, North Macedonia, Croatia, Bosnia, Kosovo, and Albania. Finally, it must be said that Shefqet Emini is now an artist who possesses and speaks his own figurative language, with a spirit distinct from others and from the time when we first met him.
Biography
Shefqet Avdush Emini (1957), born in Davidovc, Kosovo. He completed his primary and secondary education in his hometown. Later, he graduated from the Academy of Arts (Painting Department) at the University of Prishtina. After finishing his studies, he initially worked as an art teacher in the high school of the town of Shtime and in the high school of the city of Ferizaj. For more than ten years now, he has lived and worked in the Netherlands, actively engaged in the visual arts as a recognized and proven artist, appreciated by the artistic community and the wider public in the Netherlands. During his stay in the country of flowers, he has held a considerable number of solo and group exhibitions in many countries and renowned galleries around the world. He has also been awarded prizes and recognitions from various cultural and artistic associations from different countries for his creative work.
Artist Shefqet Emini
Shefqet Emini is a member of several galleries, foundations, and artistic associations, such as:
-
President of the “Zef Kolombi” Foundation – Ferizaj
-
Member of the Association of Figurative Artists of Kosovo
-
AIDA, 1994
-
Foundation Art Centre, 2003
-
Foundation Symbiose Sittard, 2003
-
RKD, 2002
-
Gallery Tornby, Denmark, 2010
-
Apeiron Art Plus Gallery, Istanbul, 2010
By Remzi Limani
Dutch Translation
Remzi Limani: Kunstenaar met Bewezen Creatieve Waarden
Onze gerespecteerde kunstenaar, Shefqet Emini, die nu werkt en woont in Nederland, is geen toevallige kunstenaar, maar in feite een van de meest ontwikkelde en goed gevormde kunstenaars. Zijn reis naar de wereld van de ware kunst was een studieus pad, gebouwd op stevige fundamenten en degelijke basisprincipes, om kunst te creëren die in alle opzichten aanvaardbaar en geslaagd is.
Het was geen toeval dat ik Shefqet Emini in de jaren tachtig ontmoette, toen hij student was aan de Academie voor Beeldende Kunsten van de Universiteit van Prishtina. Vanaf dat moment was Emini, gedreven door liefde voor schoonheid en met de jaloersheid van een kunstenaar, gepassioneerd over de schilderkunst, specifiek over het figuratieve portret, dat hij op de voorgrond plaatste. Door middel van uiteenlopende figuratieve en studiegerichte uitwerkingen in vele disciplines van de beeldende kunst, van beeldhouwkunst tot in het bijzonder het artistieke portret, zette Shefqet vele stappen om te komen waar hij nu is.
Aan het begin van zijn carrière cultiveerde hij het traditionele portret, waarbij artistieke en figuratieve waarden binnen de academische kaders en normen bleven. Deze kunstenaar wilde echter, door zijn studieus en ononderbroken werk, alle fasen doorlopen om zo meesterschap en artistieke perfectie in zijn vak te bereiken. In zijn vroege portretformuleringen werden de doeken vooral gedomineerd door zorgvuldig gekozen modellen, geplaatst tegen een vrij alledaagse achtergrond. In deze context begon de heer Emini de ruimte van een volledige figuratieve eenheid te onderzoeken en vorm te geven, waarbij hij de achtergrond van zijn portretten verrijkte met gedempte kleurnuances gecombineerd met uitgewerkte licht- en schaduweffecten. Hierdoor kreeg zijn werk een extra dimensie en werd het bekleed met de juiste artistieke waarde en een figuratieve benadering die aan Rembrandt doet denken.
Onze gerespecteerde kunstenaar, Shefqet Emini, die nu werkt en woont in Nederland, is dus geen toevallige kunstenaar, maar een van de meest ontwikkelde en goed gevormde kunstenaars. Zijn weg naar de wereld van de ware kunst was een studieus pad, gebouwd op stevige fundamenten om kunst te creëren die in alle opzichten geslaagd is. De huidige fase van zijn werk kan zonder twijfel artistiek rijp en goed gecultiveerd genoemd worden. De portretten die Shefqet nu met passie en meesterschap creëert, omvatten beelden van alle sociale lagen, geslachten en leeftijden. Uit deze figuratieve studies haalt hij de psychologische en sociale momenten van de mens en zijn tijd naar voren – kernfactoren om de ziel van de afgebeelde persoon te ontdekken en te raken. Zijn artistieke formuleringen en figuratieve expressies belichamen vandaag de dag een expressieve geest, moed en scheppingskracht die de zekere hand van een verdienstelijke kunstenaar onthullen.
Zijn rijke kleurgebruik, met levendige tinten variërend van rood, blauw, geel, oker tot zwart, en een verfijnd palet van warme tonen, versterken zijn werk en maken het esthetisch toegankelijk voor het oog en het verstand van elke toeschouwer. Op dezelfde manier benadert Shefqet Emini ook het landschap en de expressieve tekening, waarmee hij de continuïteit van een figuratieve taal en expressie van de moderne kunst bewijst. Zijn werk is te zien geweest in zowel groeps- als solotentoonstellingen in vele gerenommeerde galerieën over de beschaafde wereld. Hij heeft geëxposeerd in Zweden, Denemarken, Oostenrijk, Noorwegen, Duitsland, Italië, Engeland, Spanje, Portugal, Egypte, China, Turkije, Frankrijk, België, Roemenië, Noord-Macedonië, Kroatië, Bosnië, Kosovo en Albanië. Tot slot moet gezegd worden dat Shefqet Emini nu een kunstenaar is die beschikt over en spreekt met zijn eigen figuratieve taal, met een geest die verschilt van anderen en van de tijd waarin ik hem leerde kennen.
Biografie
Shefqet Avdush Emini (1957), geboren in Davidovc, Kosovo. Hij voltooide zijn lagere en middelbare school in zijn geboortedorp. Later studeerde hij af aan de Academie voor Beeldende Kunsten (afdeling schilderkunst) van de Universiteit van Prishtina. Na zijn studie werkte hij aanvankelijk als docent beeldende kunst op de middelbare school van de stad Shtime en op de middelbare school van Ferizaj. Al meer dan tien jaar woont en werkt hij in Nederland, waar hij actief bezig is met de beeldende kunst als een erkend en bewezen kunstenaar, gewaardeerd door de artistieke gemeenschap en het brede publiek van Nederland. Tijdens zijn verblijf in het land van de bloemen heeft hij een groot aantal solo- en groepstentoonstellingen gehouden in vele landen en gerenommeerde galerieën wereldwijd. Ook heeft hij voor zijn creatieve werk prijzen en erkenningen ontvangen van verschillende culturele en artistieke verenigingen uit diverse landen.
Kunstenaar Shefqet Emini
Shefqet Emini is lid van verschillende galerieën, stichtingen en kunstenaarsverenigingen, zoals:
-
Voorzitter van de Stichting “Zef Kolombi” – Ferizaj
-
Lid van de Vereniging van Beeldende Kunstenaars van Kosovo
-
AIDA, 1994
-
Foundation Art Centre, 2003
-
Foundation Symbiose Sittard, 2003
-
RKD, 2002
-
Gallery Tornby, Denemarken, 2010
-
Apeiron Art Plus Gallery, Istanboel, 2010
Door Remzi Limani